Ka ndodhur

Aksident në Elbasan, dy të plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e të paktën dy personave ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqinin.
Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërr.
Mësohet se në aksident u përfshinë dy automjete.
Një prej të plagosurve, një grua, kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë