Ka ndodhur

Aksident në Divjakë, humb jetën një 27-vjeçar, prangoset shoferi

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Divjakë dhe një person ka përfunduar në pranga.

Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet A. Sh., 46 vjeç, banues në Divjakë.

Sipas policisë, 46-vjeçari rreth orës 23:15, në aksin rrugor Divjakë-Çermë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. K., 27 vjeç, banues në Çermë dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 27-vjeçari.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë