Lajme

Aksident në Devoll, humb jetën mësuesja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arrëz të Devollit.
Mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, i cili drejtohej nga personi me inicialet Ç. H, është përplasur me një pemë dhe ka dalë nga rruga.
Në mjet udhëtonin 5 persona, të cilët ishin të gjithë mësues në shkollën e fshatit Arrëz dhe njëra prej tyre ka humbur jetën. Mësohet se viktima është Luiza Dule, 48 vjeçe.
Ndërkohë, drejtuesi dhe 3 pasagjerët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i personave të përfshirë në aksident.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë