Lajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën në një aksident tragjik që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40.

Si pasojë ka mbetur e vdekur një këmbësore, ende e paidentifikuar rreth moshës 35-40 vjeçare.

Mjeti dyshohet se drejtohej nga D.B., i cili është ndaluar nga Policia.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, po kryen veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale rreth shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë