Rend dhe Ligj

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 30-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek ‘City Park’.

Një 30-vjeçare në timon ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Policia thotë se drejtuesja e mjetit me inicialet E. D, si pasojë e përplasjes ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë