Lajme

Aksident në Athinë, vdes 21-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik është shënuar në Greqi. Një shqiptar 21-vjeçar, i cili po udhëtonte me motor është përplasur për vdekje nga një makinë mbrëmjen e së martës në Athinë, ndërkohë që rasti është publikuar sot nga mediat helene.
Nga përplasja i riu humbi jetën në vend, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e aksidentit që i shkaktoi vdekjen të riut shqiptar.
Makina që përplasi të riun po drejtohej nga një 52-vjeçar. Deri tani nuk ka të dhëna mbi identitetin e shqiptarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë