Ka ndodhur

Aksident në aksin Memaliaj-Tepelenë, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Memaliaj-Tepelenë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë është plagosur një person.

Mësohet se si pasojë e aksidentit është plagosur Omer Sinani dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës.

Njëra nga makinat e përfshira në aksident ka pësuar dëmtime të shumta.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë