Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin rrugor Krujë-Laç.
Mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Gjelit” ku makina e të plagosurve është përplasur me një mur anash rrugës.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për trajtim më të specializuar. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.