Ka ndodhur

Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, lëndohet i mituri 11 vjeç

Mbrëmjen e së martës ka mdodhur një aksident në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një të mitur që lëvizte më këmbë.

Policia bën me dije se u arrestua shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”. Shtetasi ishte duke drejtuar automjetin tip “Renault” dhe ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P. në moshën11 vjeç.

Raportohet se i mituri pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, fillimisht më pas është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë