Ka ndodhur

Aksident në aksin Fier-Lushnjë, përplasen dy makina, lëndohet një nga shoferët

Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm.

Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë.

Mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës ndërkohë që është plagosur shoferi, 40 vjeç, i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje.

Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjës gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë