Ka ndodhur

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, ku dy automjete u dëmtuan pjesërisht.

Aksidenti ndodhi në Labinot Fushë dhe paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një parakalim i gabuar.

Mësohet se tre të plagosurit u dërguan në spital dhe nuk kanë rrezik për jetën.

“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip ‘Hyundai’ është përplasur me mjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë’, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri F.L., të cilët ndodheshin në mjetin tip “Hyundai”, dhe pasagjerja L.B., e cila ishte në mjetin tjetër, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë