Lajme

Aksident në afërsi të Laçit, humb jetën 26-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë-Krujë - Milot në afërsi të qytetit të Laçit.
Një autoveturë tip ‘Smart’, në të cilën udhëtonte një vajzë e re ka goditur nga pas një trajler.
Për pasojë ka humbur jetën drejtuesja e mjetit Sonila Gurra, 26 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit, 26-vjeçarja është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë