Ka ndodhur

Aksident me vdekje në Fier, përplaset kamioni me Benzin

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Fier-Patos, ku një kamion është përplasur me një automjet Mercedes-Benz.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Benz, 30-vjeçari me iniciale K.B. Ndërsa shoferi i kamionit, 52-vjeçari B.S. është shoqëruar në komisariat ku po kryhen veprimet proceduriale.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë