Lajme

Aksident i shumëfishtë tek mbikalimi i Saukut, përplasen 5 makina

Një aksident i shumëfishtë u regjistrua pasditen e sotme në mbikalimin e Saukut.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në këtë aksident janë përfshirë 5 makina ku ka mbetur e plagosur një 28-vjeçare.

E reja me iniciale I.D. është dërguar në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Tek mbikalimi i Saukut, janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë është dëmtuar njëra prej drejtuesve të mjeteve shtetasja I. D., rreth 28 vjeçe, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Blute e kryeqytetit kane shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë