Lajme

Aksident i rëndë te rreth-rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë rreth orës 22:00. Një përplasje e fortë e dy mjeteve i ka marrë jetën një 17-vjeçari, në vendin e njohur si rreth-rrotullimi i TEG-ut. 17-vjeçari me iniciale K. V. është dërguar në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, të cilët po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore, dhe nuk janë në rrezik për jetën.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. F., i cili drejtonte mjetin tip ‘Benz’ teksa ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”.
Të shtunën në mbrëmje, pak para mesnate një tjetër aksident tragjik u mori jetën dy 17-vjeçareve në Bërzhitë të Tiranës që ktheheshin nga një festë në ditëlindje, ndërkohë që drejtuesi i automjetit me të cilin ato udhëtonin, u vu në pranga sepse nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe kishte qenë në gjendje të dehur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë