Një 30-vjeçare shtatzënë është aksidentuar teksa ishte duke ecur në trotuar në rrugën Xhanfize Keko në Tiranë.
Aksidenti është regjistruar në orët e mbrëmjes së të enjtes, kur e reja është përplasur nga një automjet tip “Mercedes Benz” i drejtuar, sipas policisë nga 19-vjeçari me inicialet J.B.
Si pasojë e përplasjes, 30-vjeçarja ka humbur njërën këmbën, ndërkohë që ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e policisë rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po drejtonte mjetin 19-vjeçari J.B., që raportohet se është djali i ish-drejtuesit të lartë të policisë së shtetit, Erzen Breçani.
Policia thotë se nga testimet e kryera nuk rezultoi se autori të ketë qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike në momentin e aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.