Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Iballë të Pukës, duke i marrë jetën Drejtorit të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër Mark Ndou, 61-vjeç.

Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke berë që Ndou të humbë jetën.

Dy shtetas të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë