Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset me motorin

Një automjet dhe një motor janë përplasur mbrëmjen e të martës në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20 afër një pike karburanti në aksin nacional. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të fundit.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë