Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Laç-Mamurras, humb jetën 45-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në rrugën dytësore Laç-Mamurras.

Policia thotë se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 45-vjeçar me iniciale B.S.

Ky i fundit ka qenë duke drejtuar një motoçikletë dhe është përplasur për vdekje nga një makinë “Benz” që drejtohej nga A.V.

"Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar një motoçikletë me drejtues shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se po punohet për kapjen e shoferit të ‘Benz-it’, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë