Ka ndodhur

Aksident i rëndë në Elbasan, plagosen 4 persona

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në Elbasan.

Mësohet se një automjet i parkuar në vend të pjerrët, me katër persona brenda ka rrëshqitur duke u përplasur me një mur.
Për pasoja kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ngjarja aksidentale ka ndodhur në Shelcan, përgjatë aksit Elbasan-Gjinar.

Raportohet se drejtuesi i mjetit ka tentuar të ndërhyjë, për të evidentuar ngjarjen aksidentale, por ka qenë e pamundur.

Nga aksidenti, një 70-vjeçar që ndodhej në vendin e pasagjerit, në krah të shoferit, ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa gjithashtu, edhe një prej të plagosurve të tjerë është në gjendje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë