Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor, Durrës – Shijak.
Bëhet me dije se në vendin e quajtur “Katër Rrugët”, Shijak, shtetasi S.D., duke drejtuar mjetin tip BMV ka përplasur mjetin motoçikletë tip Jamaha, pa targa.
Për shkak se përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vend. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.