Lajme

Aksident fatal në Patok, makina shtyp këmbësoren

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Tiranë. Një makinë që po lëvizte më shpejtësi ka shtypur një këmbësore në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

E moshuara me inicialet A.M ka qenë në tentativë e sipër për të kaluar superstradën dhe nuk e ka parë makinën që po vinte me shpejtësi.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 55-vjeçarja nuk i ka mbijetuar dot, duke ndërruar jetë në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë