Lajme

Akset kryesore të vendit, qarkullimi pa zinxhirë

Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes rrugore, kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës. Gjendja e akseve kryesore të vendit paraqitet si më poshtë:

Në Rajonin Jugor: Qarkullimi bëhet pa zinxhir në Qarkun e Korçës, Gjirokastrës, Vlorës dhe Elbasanit.
Në Rajonin Verior: Në të gjitha akset e Tropojës qarkullimi bëhet pa zinxhir. Kukës-Bushtricë kalimi është pjesërisht me zinxhir. Domaj-Draj-Rec me zinxhir.
Në qarku e Dibrës, po punohet për hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi.
Ndërsa në aksin Bulqizë-Fushë Bulqizë rekomandohet kalimi me zinxhir, pasi era të forta mund të shkaktojnë grumbullimin e borës në rrugë. Zonat e Skuraj-Peshkopi janë të pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.
Gjatë gjithë kohës Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, duke respektuar sinjalistikën rrugore dhe Patrrullat e Policisë, ndërkohë që temperaturat do të ulen sërish rënie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë