Trend

Aksesorët e flokëve që do të shpëtojnë shpirtin e festave

Po vijnë festat dhe nëse vitet e tjera mund ta ekzagjeronim me çdo aksesor sepse "është festë dhe po tregoj shpirtin e festave", këtë vit, për shkak të pandemisë, të gjithë femrat mund të ndihen sikur tashmë nuk ka rëndësi a veshin fustan të kuq apo rrinë me pizhame.
Markat më të mëdha të modës kanë menduar për këtë pjesë duke krijuar disa aksesorë të lezetshëm dhe aq festiv sa është e pamundur ti vendosësh dhe mos të ndjesh festat dhe të veçantën e periudhës së festave.
Janë aksesorë që nuk kërkojnë patjetër një fustan të veçantë apo flokë të trajtuara në parukeri.
Fjongot shumëngjyrëshe nga Silk Works

Këto fjongo janë më shumë sesa zbukurime festive, ato janë të punuara me kujdes dhe nuk i këpusin flokët ndërkohë që ju japin jetë me ngjyrat e tyre.

Zara ka rikthyer këtë vit kordonin e zbukuruar me kristale. Perfekt për një fustan të zi, bardhë, jeshil dhe çfarëdolloj ngjyre. Gjithashtu mund të vendoset dhe me një kostum të thjeshtë apo, në ekstremin e mungesës së kënaqësisë për t'u dukur bukur gjatë festave, mund ta vendosni dhe nëse vishni kostum sportiv.

Miu miu ka nxjerrë një aksesor flokësh që ja vlen të investosh për të. Një kapëse me copë kadife dhe disa detaje kristali është ai aksesor që e blen për festa dhe mund ta përdorësh për gjithë vitin.

Një kapëse flokësh për shumë mënyra kapjeje dhe shumë raste nga Anthropologie. Mund të kapni pak flokët anash gjatë ditës me një veshje të thjeshtë apo të kapni gjysmën e flokëve në mbrëmje me një fustan ekstravagant.

Një kordon klasik i zi me shkëlqim nuk del kurrë nga moda. Kordoni nga J Crew është një vlerë e shtuar për çdo lloj fustani që do zgjidhni për festa.

Për ata që kërkojnë një shkëlqim në këto festa, fjongot nga H&M janë perfekte. Janë fjongo të vogla që bindi çdo femër të veshin patjetër fustan për ti kombinuar.

Fjongo e kuqe perfekte ekziston dhe është "dhuratë" nga Free People këtë vit. Është përfekte për tu ndjerë të lumtur dhe për të kujtuar se jemi në sezon festash.

Nuk kishte si të mungonte Gucci. Një kapëse klasike për flokët që bën çdo veshje të duket moderne. Aq e bukur është kjo kapëse sa nuk është vetëm për festa por për të gjitha rastet për të festuar që do të sjellë 2021, qofshin ato pafund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë