Para

Akses në fondet e BE-së, Shqipëria bëhet pjesë e programit të Europës Digjitale

Nga Gazeta 'SI' - Nga sot, Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale ku individë, biznese apo institucionë do të kenë akses të drejtëpërdrejtë në fondet europiane.

Lajmin e mirë e bëri me dije kryeministri Rama i cili tha se vendi ynë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi e firmosën marrëveshjen inovative në Bruksel për programin e ri financues të BE-së prej gati 7.5 miliardë euro.

“LAJMI I MIRË

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale

Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro

Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.”- thotë Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë