Futboll

Akordoi 3 kartonë të kuq për Lacion ndaj Milanit, arbitri pritet të pezullohet 1 muaj

Gazeta Si – Ashtu si në javën e dytë të kampionatit, kur nuk pa penalltinë e famshme në Juventus-Bolonja, arbitri Marko Di Belo nuk diti të drejtonte si duhet sfidën mes Lacios dhe Milanit në ‘Olimpico’.

Di Belo ulet sërish në ‘stol’. Të paktën për një muaj. Ai ishte protagonist negativ i ndeshjes Lacio-Milan, 0-1, me tre kartonë të kuq për lojtarët skuadrës së Elseid Hysajt. Në Itali është bërë menjëherë çështje arbitrimi i tij, që është konsideruar i dobët.

Ndeshja pati disa episode të diskutueshme. I pari që në minutën e 12-të, kur pati një kontakt mes Maignan dhe Kastelanos pas rrëshqitjes së portierit. Nuk u dha penallti dhe vendimi konsiderohet i drejtë, por më pas gjithçka shkoi keq.

Arbitri nuk administroi si duhet momentin e ndëshkimit me karton të kuq të Pelegrinit dhe Gendouzi, kur i pari deshi që loja të ndalonte për dëmtimin e Kastelanos, ndëra i dyti nuk bëri ndonjë gjest të dhunshëm.Gabime fatale për arbitrin nga Brindizi. Ashtu si pas ndeshjes mes Juventusit dhe Bolonjas, kur nuk akordoi një penallti neto, ai pret që të pezullohet një muaj edhe pasi katranosi Lacio-Milan.

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, e ka quajtur një ‘vdekje të paralajmëruar’ dhe ka theksuar se sistemi nuk është më i besueshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë