Treg

AKEP lë në dorë të kompanive celulare vendosjen e çmimeve për thirrjet brenda dhe jashtë vendit

Nga Gazeta 'SI' - Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, ka vendosur të lërë të lirë operatorët e celularëve në vendosjen e tarifave brenda dhe jashtë rrjetit.

AKEP u ka hequr atyre detyrimin e tarifave të njëjta, me argumentin se ndryshimi i tregut në vetëm dy operatorë, nuk lë hapësira për çmime grabitqare.

Një tjetër argument i AKEP është ulja e përdorimit të thirrjeve zanore, pasi përdoren më shumë aplikacionet me internet. Pesha e thirrjeve brenda rrjetit ka rënë nga 93% të totalit në vitin 2013, në 56% në vitin 2022.

Vendimi për unifikimin e tarifave u mor 10 vite më parë, kur në treg kishte 4 operatorë të telefonisë dhe nevojitej një masë “mosdiskriminimi” për shkak të diferencës së tarifave midis operatorëve.

Të vetmet kompani të mbetura në treg, Vodafone dhe One Albania, kanë kundërshtuar një vendim të tillë pasi mund të dëmtojë konkurrencën dhe të konfuzojë konsumatorët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë