Jete & Stil

AirPods: Një temë e re diskutimi mes fëmijëve dhe prindërve

Jacob Marsi një djalë 11-vjeçar nga Nju Jork u ka kërkuar prindërve të tij një palë kufje AirPods. Jo modelin e zakonshëm 159 dollarë, por një model më të avancuar, të cilat kushtojnë 90 dollarë më shumë.

“Unë mendoj se ato janë mjaft të lezetshme,” tha Jakob.

AirPods, janë një palë kufje pa tela të cilët përgjithësisht përdoren nga të rriturit. Ndërkohë që tashmë po bëhen gjithnjë e më shumë të përdorura nga të gjitha grupmoshat. Prindërit përgjithësisht ankohen për koston, rrezikun e humbjes pasi fëmijët përgjithësisht janë të papërgjegjshëm.

“Ato janë në modë tani dhe fëmijët ndikohen më së shumti nga videot që shohin në rrjete sociale ose Youtube. Ne nuk jemi familje e fiksuar pas markave dhe nuk e di pse djali im dëshiron patjetër ato kufje,” shprehet nëna e Marsit.

Jakob Mars, 11 vjeç

Dëshira për të mësuar më shumë rreth teknologjisë mund të jetë për shkak se shumë fëmijë të vegjël janë të pasionuar pas rrjeteve sociale, por edhe popullariteti i kufjeve  është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Meqenëse Jakobi donte këtë dhuratë për Krishtlindje, prindërit e tij ia plotësuan dëshirën por mamaja e tij ishte shumë e shqetësuar nëse këto kufje do të ndikonin në dëgjimin e Jakobit në të ardhmen. Gjithashtu, ajo ishte e shqetësuar edhe për çmimin.

“Nuk e kuptova pse duhet të blinte diçka kaq të shtrenjtë. Plus më shqetëson edhe fakti nëse do të ketë kohë për të na dëgjuar ne, pasi të vendosë kufjet,” shprehet ajo.

“Koha se kur duhet të marrim një vendim që blerje të tilla duhet të kenë një moshë të caktuar, duke sikur është shumë larg. Unë jam i shqetësuar se si fëmijët që bëjnë blerje kaq të shtrenjta, do të përballojnë të njëjtin stil jetese kur të kenë shpenzimet e tyre,” shprehet Sherri Hope Culver, drejtor i Qendrës por Media dhe Letërsi të Informacionit në universitetin Temple.

Kompania Apple ka deklaruar se nuk ka një moshë të rekomanduar për blerjen e kufjeve. Prindërit mund të monitorojnë përdorimin e tepruar të kufjeve nëpërmjet aplikacionit “Shëndeti” që kanë në telefon.

Djali 6-vjeçar i Lisa Roberts Hurd, një nutricioniste në Nju Jork ka përdorur AirPods të saj dhe bashkëshortit të saj kur dëshironte të dëgjonte diçka në
Youtube, ndërsa tashmë ai insiston të ketë kufjet e tij.

“Padyshim që ne ja kemi dhënë kufjet kur kemi udhëtuar, për të dëgjuar diçka që dëshiron, por të blejmë kufje posaçërisht për të, me një kosto aq të madhe më duket e tepruar,” shprehet ajo.

Ndërsa, Kirstie Miranda ia ka ndaluar rreptësisht këto kufje djalit të saj 13 vjecar.

“Tashmë në fshehtësinë time ai kërkon të bindë gjyshen që t’ia blejë,por askush nuk ia ka vënë veshin. Është një send shumë luksoz i cili nuk i duhet një fëmije,” thotë Miranda e cila është menaxhere projektesh në kompaninë Bronxit në Nju Jork.

Përgjithësisht prindërit tregohen dorë lëshuar me fëmijët dhe kjo i bën ata edhe më tekanjoz, por prindërit duhet të jenë edhe më të kujdesshëm për sa i përket dëmtimeve shëndetësore, që fëmijët mund të kenë nga pajisjet teknologjike. Shkenca nuk i mbron fëmijët, ata duhet t’i mbroni ju./The Wall Street Journal/

 

Më Shumë