Treg

Airbnb pas pandemisë me ofertë publike

Planet e gjigantit të hapësirave rezidenciale me qira për tu kthyer publike janë një kthesë e papritur pas goditjes që iu bë sipërmarrjes nga kriza e shkaktuar prej pandemisë COVID-19.

Airbnb Inc. tha të mërkurën se ka paraqitur në mënyrë konfidenciale dokumentet pranë Komisionit të Sigurimeve dhe Shkëmbimeve për një ofertë fillestare publike, duke shënuar një kthesë befasuese për një kompani, biznesi i së cilës fillimisht u shkatërrua nga pandemia koronavirus.

Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se kompania ishte pranë një hapi të tillë.

Gjigandi i dhënies me qira të mjediseve rezidenciale me qendër në San Francisko tha se numri i aksioneve dhe diapazoni i çmimeve për ofertën e propozuar nuk janë përcaktuar. Airbnb është duke u mbështetur në renditjen e aksioneve të saj në Nasdaq, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje. Nuk ka asnjë garanci se do ta bëjë këtë, dhe kompania akoma mund të zgjedhë Bursën e Nju Jorkut në vend të Nasdaq.

Airbnb tha në fund të vitit të kaluar se planifikoi të dilte si ofertë publike, por planet e saj ndryshuan duke u përkeqësuar pasi kriza shëndetësore bllokoi udhëtimin global. Fillimisht kishte planifikuar të bënte debutimin e saj të parashikuar gjerësisht në tregjet publike këtë vit përmes një liste të drejtpërdrejtë, e cila nuk do të përfshinte mbledhjen e parave shtesë, por tani planifikon të mbledhë para përmes një IPO tradicionale (Ofertë fillestare publike).

Airbnb i bashkohet një sërë kompanive që tërheqin investitorët publik pasi tregu IPO doli nga një bllokim i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Megjithatë, oferta e AIRBNB do të testojë tregjet publike, veçanërisht në mes të rritjes së luftës për të kontrolluar humbjen e parave ndër Start Up-e. Shefi Ekzekutiv Brian Chesky është nën presionin e punonjësve për tu listuar këtë vit në bursë sepse shumë opsione me vlerë të aksioneve do të skadojnë.

E themeluar në vitin 2008 pasi bashkëthemeluesit e kompanisë filluan të marrin me qira mysafirëve një dyshek ajri në apartamentin e tyre në qendër të qytetit të San Francisko, Airbnb u shndërrua në një nga fillimet e një biznesi të tillë më të vlerësuara gjatë dekadës së fundit. Ai ishte vlerësuar në më shumë se 30 miliardë dollarë në 2017 dhe fitoi 4.8 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar, sipas pasqyrave financiare të shqyrtuara nga WSJ.

Por kostot e saj administrative gjithashtu u rritën vitet e fundit pasi zyrat u zhvendosën në një seli të madhe në modë dhe ka luftuar për sigurinë e shtëpive të saj. Kjo bëri që kompania të paraqiste një humbje neto për nëntë muajt e parë të vitit 2019, me ulje krahasimisht me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Mandej, erdhi pandemia. Rezervimet u anuluan brenda natës dhe kompania e gjeti veten në errësirë me të ardhura që avullonin.

Airbnb nxitoi të sigurojë 2 miliard dollarë borxh me një normë të leverdishme interesi — dhe me garanci për investitorët e saj që kur të aplikohej do ta vlerësonte kompaninë në 18 miliard dollarë, gati gjysma e asaj që vlerësohej në 2017. Në maj, Airbnb tha se do të pushonte një të katërtën e stafit të saj.

Megjithatë, nga pranvera, rimëkëmbja e Airbnb ka qenë befasuese. Edhe pse njerëzit ishin të detyruar të qëndronin më shumë në shtëpi për shkak të pandemisë, ata ende bënë prenotime për shtëpi me  qira. Më 8 korrik, udhëtarët rezervuan më shumë se një milion netë qëndrime të ardhshme në listat e Airbnb në të gjithë botën, tha kompania. Ishte hera e parë që arriti në atë nivel që nga 3 mars.

Ndërsa prenotimet janë akoma nën prenotimet e një viti më parë në nivel global, prenotimet në SHBA në qershor dhe korrik u rritën 22% dhe 6.7% në terma vjetorë, , sipas AirDNA, një firmë analitike që gjurmon në tregun e qirave afatshkurtra./Burimi: Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë