Treg

Air Albania me fluturime të rregullta në maj. Tregu 13% më shumë pasagjerë

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil tregojnë një numër prej 239,465 pasagjerësh të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit Prill për/ nga TIA.

Në treg me fluturime të rregullta edhe kompania shqiptare mbajtëse e flamurit Air Albania.
Gjithashtu prurje e re për tregun tonë është kompania “Edelweiss Air”, e cila kryen fluturime për/ nga Zyrihu dy herë në javë. 2384 pasagjerë kanë zgjedhur të fluturojnë me këtë kompani përgjatë muajt prill.

Bazuar në të dhënat zyrtare, kompania ajrore “Blue Panorama” mbetet mbizotëruese në treg duke mbuluar fluksin më të madh të lëvizjes së pasagjerëve për muajin Prill 2019, me një numër prej 49 mijë ose 21% të totalit. Ndjekur nga Ernest S.p.A me 17% ndaj totalit, duke vijuar me Albawings e cila zotëron tregun me 10%.

Italia zotëron përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin Prill 2019, duke zënë 56% të totalit, ndjekur nga Turqia, Austria si dhe Hungaria.
Në një qasje krahasuese të tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë Prillit të 2019 ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar 2018.

Vonesat

Të dhënat tregojnë se kompania me më shumë vonesa për muajin Maj është kompania WIZZAIR me 3 të tilla mbi 2 orë, më pas vjen kompania ADRIA AIRWAYS me 3 vonesa, për tu pasuar nga kompania ERNEST me 1 vonesë dhe 6 anulime, 5 prej të cilave si pasojë e grevës1 ditore në Itali.

Kompensimet nga ana e kompanive kanë shënuar 200 të tilla më shumë gjatë muajit maj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë