Lajme

Air Albania fluturon zyrtarisht brenda marsit

Air Albania do të nisë fluturimet brenda muajit që jemi

Lajmin e ka njoftuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbrëmjen e së premtes.

Sipas ministres Balluku, ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri edhe aprovimi i marrëveshjes financiare midis tre palëve të Air Albania dhe brenda muajit mars Air Albania do të fluturojë me kodin shqiptar ZA.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat të cilat kanë qenë të rëndësishme dhe të detyrueshme për t’u kaluar. Pra, faza e testimit, faza e trajnimit, faza e licencimit personelit dhe gjithçka ka përfunduar. Është bërë dhe marrëveshja financiare midis tre palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri aprovimi i kësaj marrëveshje.

Brenda muajit mars Air Albania do të fluturojë me tashmë kodin shqiptar ZA, i cili është edhe kodi që identifikon në qiejt europianë si një flamur shqiptar”, u shpreh Balluku.
Kurse kryeministri Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar
“Sigurisht, edhe për kompaninë ajrore kuqezi, ngritja në fluturim me orë të plota brenda muajit mars të Air Albania, e cila pas shumë përgatitjesh dhe testimeve të suksesshme, do të mbajë kodin shqiptar ZA, që do ta identifikojë atë në qiellin europian si një flamur shqiptar”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë