“Shumë i lumtur që me Kryeministrin dhe Ogertën, ia dolëm të finalizojmë me sukses përpjekjen intensive dhe nënshkrimin e marrëveshjes për sigurimin e 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania Pfizer!”.
Për shumëkënd që do ta lexonte këtë mesazh “ngadhënjyes”, do ta kuptonte si një postim dite nga Ministria e Financave, sa kohë që në thelb bëhej fjalë për një kontrate financiare. Por jo. Në miratimin symbyllur të tre akteve normative për sigurimin e vaksinës Pfizer, deputetët e Kuvendit, të paktën u njohën me tre emrat firmëtarë; Edi Rama, Ogerta Manastirliu dhe... Arben Ahmetaj.
Pra, ai që është autorizuar për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës Anticovid-19, që janë çertifikuar nga FDA dhe EMA, nuk është Ministrja e Financave, por Arben Ahmetaj, Ministri i Shtetit për Rindërtimin.
Arben Ahmetaj qëndroi për 5 vjet Ministër i Financave, duke u shkarkuar në vitin 2018. Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Rama e riktheu me turra vrap duke e emëruar si Ministër për Rindërtimin. Dhe jo vetëm. Një vit më parë, pak kohë pasi shpërtheu pandemia, Kryeministri i mveshi Ahmetajt edhe përgjegjësinë për kontrollin dhe menaxhimin e situatës ekonomike, gjatë periudhës së izolimit nga Covid-19.
Tanimë atij i dha përgjegjësinë edhe për firmosjen e marrëveshjes për sigurimin e vaksinës, që sa duket nuk do të jetë e fundit...
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.