I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike.
I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.
“Arsyeja (për shkëputjen nga PD është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqptarëve”, u shpreh Agron Shehaj.
I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi.
“Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise.
Mendoj se ëndrra e çdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar”, u shpreh Shehaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.