Futboll

Agjenti i Ismajlit konfirmon interesimin e Napolit: Po bisedojmë prej kohësh

Gazeta Si - Ardian Ismajli, mbrojtësi i Empolit dhe Kombëtares shqiptare, është në orbitën e Napolit. Pas lajmit të publikuar në shtypin sportiv italian, vjen edhe konfirmimi i agjentit të futbollistit, Serxhio Mezi.

Për ‘Radio Crc’ ai ka thënë: "Po negociojmë prej kohësh, drejtori Meluso e njeh shumë mirë lojtarin dhe prej kohësh po bashkëpunojmë me Napolin. Ismajli kërkon të bëjë një hap përpara në karrierë dhe kështu do të ishte, nëse do të kalonte te Napoli.

Ardian Ismajli me fanellen e Empolit. Gazeta Si, 25 mars 2024

Nuk është një thashetheme merkatoje, kemi shkuar më tej. Roma nuk e di akoma se çfarë do të bëjë me trajnerin, por nuk përjashtohet asgjë. Sot Napoli është para gjithë të tjerëve.

Varet shumë se çfarë do të ndodhë në këtë pjesë të fundit të sezonit. Po punojmë që të mbyllim tratativat, por nëse vjen ndonjë ofertë nga ndonjë skuadër tjetër dhe lojtari e pëlqen, do të shohim”.

Pas kalimit nga Kroiacia në Itali, Ismajli ka veshur fanellën e Specias dhe Empolit, duke e rritur nivelin e tij. Tani është gati të bëjë edhe hapin e madh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë