Treg

Agjencia botërore e Energjisë pret rënie të kërkesës për naftë vitin e ardhshëm. OPEC jo!

Agjencia ndërkombëtare e energjisë, IEA tha se ka provë që e gjithë bota po ul kërkesën për naftë dhe një tendencë e tillë pritet për të gjithë 2024-n, një parashikim tërësisht i ndryshëm nga ai i grupit OPEC.

IEA tha se tregu i aftës është bërë pesimist (bearish) edhe pse OPEC ka njoftuar reduktim të prodhimit edhe në vazhdim të vitit të ardhshëm.

Çmimet e naftës ishin më të larta mëngjesin e sotëm (14 dhjetor) pas humbjeve të njëpasjëshme që nga qershori i këtij viti.

Blerjet e së ardhmes për naftën bruto të papërpunuar u shit 1.4% me shtrenjtë, 75.3 dollarë/fuçi dhe nafta e papërpunuar  e Teksasit, 1.3% më shtrenjtë në 70.36 dollarë/fuçi.

Në raportin e fundit, IEA tha se kërkesa botërore do të rritej me 2.3 mln fuçi në ditë deri në 101.7 mln fuçi në ditë.

Agjencia e energjisë paralajmëroi se "provat e një ngadalësimi të kërkesës për naftë po shtohen", me ritmin e zgjerimit që pritet të "ngadalësohet në mënyrë drastike" nga 2.8 milionë fuçi në ditë nga viti në vit në tremujorin e tretë në 1.9 milionë fuçi në ditë në tre muajt e fundit të vitit 2023.

Vitin e ardhshëm Agjencia pret një tjetër reduktim, në 1.1 mln fuçi në ditë.

IEA vs. OPEC

Nga ana tjetër, OPEC,  e sheh tërësisht ndryshe të ardhmen e naftës.

Grupi i vendeve që prodhojnë naftë tha se mbetet optimist për dinamikat e këtij tregu në 2024-n.

OPEC fajësoi "shqetësimet e ekzagjeruara" për rritjen e kërkesës për naftë për një rënie të fundit të çmimeve të naftës dhe mbajti parashikimin e tij relativisht të lartë të përdorimit të naftës për vitin e ardhshëm. Ai ripohoi perspektivën për rritjen e kërkesës botërore për naftë në 2023 në 2.46 milionë fuçi në ditë, afërsisht në përputhje me parashikimin e IEA.

Për vitin e ardhshëm, OPEC tha se e sheh kërkesën botërore për naftë në 2.25 milionë fuçi në ditë, e pandryshuar nga muaji i kaluar, por një vlerësim shumë më i lartë se parashikimi i IEA prej 1.1 milionë fuçi në ditë për periudhën./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë