Bota

Afganistan, më shumë se 2.000 të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti 6.3 ballë

Gazeta Si - Në Afganistan, numri ende i përkohshëm nga vala e tërmeteve të forta, përfshirë dy me magnitudë 6.3, që goditën dje provincën perëndimore të Heratit, është rritur në mbi dy mijë të vdekur.

“Fatkeqësisht humbjet janë shumë të mëdha” dhe “shifra i kalon dy mijë viktimat”, deklaroi një zëdhënës i talebanëve.

Të plagosur kanë mbetur të paktën 9200, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuar nga banorët vendas vijojnë ende të kërkojnë nën rrënoja.

Lëkundjet e tokës me magnitudë 6.3 ballë, me epiqendër pranë të qytetit të Heratit, kanë shkatërruar dhe mbi 1300 shtëpi, duke lënë në qiell të hapur të mbijetuarit.

Të lënduarit janë dërguar në spitale të ndryshme, të cilat po ashtu po përballen me një kapacitet përtej asaj që ofrojnë këto qendra.

Gjatë natës janë raportuar për paslëkundje për këtë arsye afganët kanë preferuar të qëndrojnë në vende të hapura më të sigurta për ta.

Raportohet se ende ka persona nën rrënoja. Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive njoftuan se në zonat rurale dhe malore ka pasur rrëshqitje të dheut.

Sipas të dhënave në provincën Herat, më të prekurët nga tërmeti që rezultoi fatal, jetojnë 1.9 milion banorë.

Pas lëkundjeve në qershor të vitit të kaluar ku humbën jetën 1000 persona, Afganistani duhet të përballet me një tjetër sfidë akoma pa kapërcyer atë të mëparshmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë