Bota

Afganistan, 12 persona fshikullohen me kamxhik në publik për ‘krime morale’

Gazeta Si - “Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe nuk mund të flenë për shkak të urisë. Kështu, shkojmë në farmaci, marrim tabletat dhe ua japim fëmijëve tanë që të flenë dhe të qëndrojnë të qetë”.

Në një hetim të ri, BBC zbulon se gjithnjë e më shumë prindër afganë po i drejtohen qetësuesve për të kontrolluar urinë e fëmijëve të tyre.

Pesë pilula alprazolam, një ilaç psikiatrik që përdoret për sulmet e panikut, tani kushtojnë sa një copë bukë.

Dhe është për këtë arsye që shumë njerëz në Afganistan i përdorin ato në vend të ushqimit.

Por përdoren gjithashtu escitalopram dhe sertralina, të cilat zakonisht përshkruhen për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Pilula, që nëse u jepen fëmijëve të vegjël mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë, lodhje kronike, çrregullime të gjumit dhe sjelljes.

Kur talebanët morën pushtetin gushtin e kaluar, pa ndonjë njohje nga qeveria e tyre, fondet e huaja që derdheshin në Afganistan u ngrinë dhe kjo shkaktoi një kolaps ekonomik që i la burrat pa punë.

Në ditët e rralla që gjejnë punë duke korrur, ata fitojnë pak më shumë se një dollar.

Rezultati është se rastet e kequshqyerjes së fëmijëve janë në rritje. “Médecins Sans Frontières”, ka parë që shkalla e pranimeve në objektet e saj të trajtimit të kequshqyerjes në të gjithë vendin të rritet me 47% këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

Në këtë sfond dëshpërimi - Kombet e Bashkuara e kanë përcaktuar krizën afgane si një katastrofë humanitare - dymbëdhjetë njerëz, përfshirë tre gra, u goditën me kamxhik para mijëra spektatorëve në një stadium futbolli në Afganistan.

Grupi ishte fajtor për "krime morale", duke përfshirë tradhtinë bashkëshortore, grabitjen dhe marrëdhëniet homoseksuale, tha një zyrtar taleban për BBC.

Është hera e dytë brenda një muaji, raporton transmetuesi britanik, që grupi islamik në pushtet për më shumë se një vit në vend ka kryer publikisht një dënim të tillë.

Ky veprim mund të sinjalizojë një kthim të talebanëve në praktikat e sundimit të tyre të mëparshme në vitet 1990, pavarësisht premtimeve fillestare për një linjë më të moderuar dhe respekt për të drejtat e njeriut.

Omar Mansoor Mujahid, një zëdhënës i talebanëve nga provinca Logar, ku ndodhën fshikullimet publike, tha se të trija gratë u liruan pas ekzekutimit të dënimeve.

Disa nga burrat, megjithatë, u burgosën, por se sa nuk u specifikuan. Dënimi në provincën Logar vjen një javë pasi udhëheqësi suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, urdhëroi gjyqtarët të japin dënime në përputhje me ligjin e sheriatit që përfshijnë ekzekutime publike, amputime publike dhe goditje me gurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë