Shumica e njerëzve nuk do të dëshironin që të qëndronin gjatë në një aeroport. Por me aeroportet e reja që po hapen gjatë këtij viti mund t’ju ndryshojë kjo dëshirë deri diku.
Nga terminali i një tjetër bote që ngjason me një anije jashtëtokësore në shkretëtirën e Izraelit, te kulla spektakolare në Singapor, me një nga shatërvanët me gjigand në botë, aeroportet e rinj që po hapen në vitin 2019 janë, thjesht mbresëlënës. Më poshtë do iu paraqesim vetëm 5 prej këtyre aeroporteve që nuk mund të quhen vetëm të tillë, por shumë më tepër.
‘Ilan dhe Asaf Ramon International Airport’ - Izrael
Një strukturë moderniste e rrethuar nga shkretëtira, ky aeroport i ri kushtoi 473.5 milionë dollarë dhe është implementimi i një idje të pabesueshme e arkitektëve të Amir Mann Ami Shinar, në partneritet me Moshe Tzur. Ndërtesa me ngritje të vogël, minimaliste me panele qelqi, synon të nxisë natyrën futuristike të udhëtimit ajror. I vendosur 18 kilometra nga Eilat ky aeroport ka marrë emrin e Illan Ramon, astronauti i parë izraelit dhe djalit të tij Assaf Ramon, i cili ishte një pilot i Forcave Ajrore izraelite. Dy milionë pasagjerë do të qarkullojnë nga ky aeroport çdo vit sipas pritshmërive.
Aeroporti i ri i Singaporit
Është zyrtare që zgjerimi i shumëpritur në Aeroportin Changi të Singaporit do të hapet më 17 prill 2019. ‘Jewel Changi’ do të jetë një terminal për aeroportin dhe njëkohësisht edhe një qendër tregtare që do të lidhë tre nga terminale. Është projektuar nga arkitekti Moshe Safdie dhe është një ndërtesë e mbushur me mbulesë prej xhami, që përfshin mbi 1.4 milion metra katrorë (130.000 metra katrorë). Aeroporti thuhet se ka kushtuar më shumë se 1.7 miliardë dollarë. ‘Jewel Changi’ do të ketë ujëvarën më të lartë në botë, të rrethuar me gjelbërim.
Aeroporti i ri i Stambollit - Turqi
Aeroporti i Stambollit do të hapet zyrtarisht më 29 tetor 2019, edhe pse tashmë kanë filluar disa fluturime të Turkish Airlines prej disa muajsh. Megjithatë, Turkish Airlines ka njoftuar planet për të transferuar operacionet në aeroportin e ri në javët e ardhshme.
Aeroporti i Stambollit ishte planifikuar gjithmonë për t'u hapur në faza, por ka qenë subjekt i shumë vonesave dhe disa polemikave - si nëse është apo jo një aeroport i "gjelbër". Ai është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe pritet që volumi i njerëzve që do të kalojnë në të gjatë një viti të jetë më shumë se 25 milionë.
Aeroporti “Carlisle Lake District” - Angli
Parku Kombëtar i liqenit Carlisle është një rajon shkëmbor i Mbretërisë së Bashkuar, me një peizazh natyror të thyer. Aeroporti ‘eponymous’ i zonës do të jetë i hapur për biznesin në verën e vitit 2019 - me fluturime në Londër, Dublin dhe Belfast.
Ka pasur disa vonesa që çojnë deri në këtë pikë, kështu që disa mbeten skeptikë për përfundimin e punimeve. Megjithatë, fluturimet e verës janë në dispozicion për të rezervuar që tani.
Aeroporti Louis Armstrong New Orleans - SHBA
Një tjetër hapje shumëpritur e aeroportit është planifikuar të mbahet në 2019, këtë herë në New Orleans, SHBA. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Louis Armstrong New Orleans, një terminal i ri super-modern tani është planifikuar të hapet në maj. Mendohet se ka kushtuar 1.029 miliard $ dhe është projektuar për të rigjallëruar aeroportin dhe infrastrukturën ekzistuese të tij.
Aeroporti i ri i Peikinit - Kinë
Me aeroportin e ri në Pekin, Kina shpreson të ketë më të madhin dhe më të populluarin në botë. Aeroportin e ri në Pekin do të ketë një nga terminalet më të mëdha të pasagjerëve. “China Eastern Airlines” dhe fluturimet e “China Southern Airlines” do të nisen për në dhe nga Daxing me lidhje nëpërmjet një hekurudhe me shpejtësi të lartë. Është një qendër tjetër e aviacionit me hapësirë për rritje dhe do të jenë hapësira për 100 milionë pasagjerë në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.