Paraditen e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e gjyqtarit Admir Thanza, bazuar në 3 kriteret e rivlerësimit. Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij.
Anëtari i Gjykatës së Lartë doli javën e kaluar para vettingut, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti probleme të rënda në të paktën dy nga tri kriteret e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Përveç fshehjes së dënimit në Itali dhe problemeve me pasurinë, Thanza ka rezultuar i papërshtatshëm për detyrën , pasi ka qenë nën hetim dhe ka pasur edhe kontakte me botën e krimit.
Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.