Ka ndodhur

Administratori i firmës së kontenierit: Kanë arrestuar ortakun tim, nuk kam lidhje me drogën

“Masabi Fruits” është firma me qendër në Kombinat ku pritej të zbarkonte kontejneri me rreth 200 kg kokainë nga Ekuadori.

Kjo kompani ka dy administratorë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, ky i fundit në një intervistë për News24 ka deklaruar se është arrestuar ortaku i tij.

Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dhe e ndjen veten të pambrojtur.

”Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoi djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.

Ne kemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit.

Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Unë paguaj tatimet në shtet”, tha Peti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë