Biznes

Administrata e Trump lejon ZTE të rinisë disa aktivitete të biznesit

Amerika është shprehur se do të lejojë gjigandin e  teknologjisë kineze  ZTE që të rinisë në mënyrë të përkohshme disa aktivitete të biznesit pasi kishte konsideruar ndalimin e punës së këtij biznesi për një periudhë shtatë vjeçare.

Në Prill, SHBA-të zbuluan se ZTE kishte shkelur ndalimet tregtare me Iranin dhe Korenë e Veriut.

Firma u ndalua më pas që të blinte pjesë nga furnizuesit amerikanë – një lëvizje që kërcënoi shkatërrimin e biznesit të saj.

Urdhri për lejimin e ZTE-së që të rinisë punën në SHBA vjen në mes të tensioneve ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës.

Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se autorizimi i përkohshëm për  ZTE për të rinisur disa prej aktiviteteve të biznesit në SHBA merr jetë prej 2 korrikut deri më 1 Gusht.

Nën urdhrin e ri, ZTE lejohet të mbështesë celularët e saj në SHBA dhe të vazhdojë me rrjetet ekzistuese, mes aktiviteteve të tjera.

Por departamenti amerikan i tregtisë tha se ndalimi ekzistues që goditi firmën në prill mbetet "në fuqi dhe me efekt të plotë"".

ZTE aktualisht po pret të përmbushë disa detyrime që do ti lejojnë asaj aktivietet e plota të biznesit në SHBA –të cilat përfshijnë pagesën e penalitetit prej 1miliard dollarësh, punësimin e një ekipi pajtimi të zgjedhur nga SHBA-të, dhe zëvendësimin e bordit menaxherial, mes masave të tjera.

Marërveshja e administarëts së Trump me Pekinin, për të riparë masat ndaj ZTE -se , është kritikuar prej një grupi bipartizan senatorësh amerikanë, i cili dëshiron të vazhdojë ndalimi në vend duke përmendur sigurinë kombëtare dhe shqetësimet e tjera./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë