Ka ndodhur

Abuzoi me nxënësen e shkollës, dënohet me 12 vite burg roja Abas Doga

Dënohet me 12 vite burg Abas Doga, roja i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru të Tiranës, i cili abuzoi seksualisht me një nxënëse 15-vjeçare, bashkë me tre të rinj të tjerë.

Me 7 vite e 4 muaj burg u dënua Klajdi Poci, ndërsa dy të miturit e marrë të pandehur për këtë dosje janë dënuar me 3 dhe 3.4 vite burg.

Skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës që nuk pranoi më shantazhet dhe kërcënimet e tij.

Sipas prokurorisë, ai përdorte filmime të bëra prej tij për të shantazhuar vajzat e mitura.

Ngjarja ndodhi në vitin 2019, në muajin mars, kur Doga përndiqte 15-vjeçaren dhe e kërcënonte se do i tregonte prindërve të saj që ajo dilte me shoqet larg shtëpisë. E gjendur përballë këtij presioni ajo ishte detyruar ta takonte, ndërsa nuk dinte se makthi do të fillonte pikërisht aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë