Ka ndodhur

Abuzimi seksual ndaj të miturës në Lezhë, burg për pesë të arrestuarit

Pesë personat, të cilët akuzohen për abuzimin seksual e një vajze të mitur në Lezhë janë lënë në burg. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për të ndaluarit:  Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç, si dhe nipi  Kaçorrit, Adrian Gjikolaj 17 vjeç.

Policia dhe prokuroria dyshon se Artan Kaçorri, i martuar, është njeriu kryesor që ka çuar në kryerjen e marrëdhënies seksuale në grup të të miturës nga Mirdita. Sipas informacioneve, edhe të familjarëve të vajzës në media, 31-vjeçari kishte krijuar një lidhje intime.

Në dosjen e Prokurorisë së Lezhës shkruhet se akuza provohet nga komunikimet me mesazhe, por edhe nga fotot e videot që janë gjetur në telefonin e vajzës dhe personat e arrestuar.

Më pas rezulton se Artan Kaçorri, nga i dashur është kthyer në tutor i 15-vjeçares, duke e detyruar këtë të fundit të kryente marrëdhënie seksuale dhe me 4 persona të tjerë, tashmë të arrestuar.

Përmes videove dhe fotove, 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale në mënyre të përsëritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë