Rend dhe Ligj

Abuzimi me çmimet, procedohen 4 vetë te tregu në Kashar

Policia e Tiranës ka proceduar 4 administratorë subjektesh, të cilët kishin abuzuar me çmimet në tregun agroushqimor në Kashar, Tiranë, nëpërmjet përpilimit të faturave fiktive.

Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit  K. Y., 43 vjeçe, M. S., 26 vjeç, I. B., 32 vjeç dhe A. XH., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Sic njofton policia, këta shtetas, në cilësinë e administratorëve të pikave të shumicës në tregun agroushqimor në Kashar, dyshohen se kanë përpiluar fatura tatimore me shitje fiktive të çmimit të produkteve që i tregtojnë pikave të pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre, si dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre tregtar, duke mos e pasqyruar me dokumentacionin përkatës, ku u administruan dhe materiale te tjera jotatimore.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “Manipulim i tregut”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/530625514517620/?__xts__[0]=68.ARB12IYb5OzDxTgCTQkst2RubQMwx5jz-mSI2uVImvfPtad_In5W_UcFNlmTB2kEf17uwGGbsZPtxofsWprtoWRlMJ9Pem1EJOzH7vl-SfIx3FdsPT8NKWJeTnQP1ZJF3sfF78JVU7-AqXPWQC-H2yFyjSQjOVNkpdyrNtdgf4s4AyQAWC54AQh6tjgwIQNWaAKYYjU4mrEAboii5p7kMAPoB8u9mc4cVG-PzziGNsexZAHy3IJ00aQl3oEN_4Lbe2EdgFNp27h-NaGMMXjxBJtCgL72rBQxBiPqOx0q1WAZ62xLdGEAlty0F4_eduiCF-2qOxnOgDlgnRlpSq_tExQZXB93CA7hr66cRg&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë