Treg

Abuzimet me çmimet, ministria e Financave vendos numrin falas: Denonconi rastet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas raportimit nga media të rritjes së çmimeve të ushqimeve në këtë periudhë të jashtëzakonshme kërkon që të gjithë shtetasit të telefojnë dhe të denoncojnë çdo rast që konstatojnë. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, ministria bën me dije se është vënë në dispozicion numri pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, si dhe në kushtet e ndalimqarkullimit, përmes strukturave të saj po monitoron sjelljen e tregjeve për të shmangur çdo abuzim të mundshëm nga tregtarët. Për këtë qëllim është në dispozicion edhe numri i gjelbër pa pagesë 0800 14 14, ku të gjithë mund të bëjnë denoncime të rasteve që konstatojnë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë inkurajon qytetarët që të përdorin këtë mjet komunikimi, për të ndihmuar në evidentimin e rasteve", thuhet në reagimin e ministrisë.
Gjithashtu theksohet se çd denoncim do të ndiqen me prioritet, ku do të veprohet sipas ligjit ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i cili përcakton ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, nuk përbëjnë vepër penale, por kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen me penalitetet përkatëse në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë