Lajme

Abaz Muça, kreu i ri i prokurorisë Mat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur sot me 8 vota pro drejtuesin e ri të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
Në krye të kësaj prokurorie është zgjedhur prokurori Abaz Muça.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Hysni Vatën, i cili u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 9 shtator.
Po ashtu janë zbardhur emrat e dy kandidatëve që do të zëvendësojnë vendin vakant në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pas largimit të Gentian Osmanit.
Mësohet se për këtë post kanë kandiduar prokurori i Krimeve të Rënda, Vladimir Mara dhe Esmeralda Cami, drejtuese e Prokurorisë së Dibrës.
Në vend të Camit, është miratuar me 8 vota pro caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë