Sport

Abakarov i dhuron Shqipërisë medalje ari në Lojërat Mesdhetare

Gazeta Si - Mundësi Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare, që po zhvillohen në Algjeri. Ai u shpall kampion në stilin e lirë për peshat 65 kilogramë.

Në finale Abakarov mundi bindshëm egjiptianin Yehia Hafez. Vetë rezultati 11-0 flet qartë për dominimin e mundësit kuqezi. Një medalje ari plotësisht e merituar për të.

Mundësi tjetër kuqezi, Islam Dudaev, ka fituar medalje bronxi. Ai u ripeshkua në garën për vendin e tretë dhe mundi 8-0 algjerianin Abdelkader Ikal.

Abakarov gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 28 qershor 2022

Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev janë dy mundës çeçenë, që muaj më parë ka marrë pasaportën shqiptare dhe garojnë për ngjyrat kuqezi.

Një tjetër sportist i natyralizuar, gjimnasti rusi Matvei Petrov, ka kaluar në finale, pra mes 8 më të mirëve. Ai synon të fitojë medalje në disiplinën e kalit me doreza.

Është pikërisht mundja që i ka sjellë Shqipërisë medaljet e para në Lojërat Mesdhetare. Vendi ynë përfaqësohet në këtë aktivitet me 28 sportistë. Kujtojmë që peshëngritësja Evangjeli Veli doli pozitive me Covid dhe nuk mundi të marrë pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë