Trend

A vazhdojnë këto 11 tradita dasmash të ndiqen edhe në vitin 2019?

Me kalimin e kohës dasmat kanë evoluar, nëse më përpara çdo gjë bëhej sipas traditës, tani çiftet që martohen e zgjedhin vetë se si do fuksionojë dasma e tyre. Megjithatë, disa tradita dasmash nuk kanë mundur ti shmangin as kohëve moderne dhe disa çifte ndjehen të detyruar t’i ndjekin ato. Kompani të ndryshme organizimesh punojnë me çiftet për të bërë atë çka është më e rëndësishme për klientët e tyre dhe që ata të ndihen sa më mirë në ditën e tyre të madhe. “Kur je në rrethin e dasmave, të duket sikur po përsërit çdo fundjavë të njëjtën gjë”, tha Elizabeth Eisenburg nga ‘Orange and Rose Events’.

“Ceremonia, ora e koktejit, darka dhe kërcimi, në përsëritje. Kjo është arsyeja pse ne duam ta bëjmë çdo gjë pak më ndryshe”. Historikisht, festimet martesore kanë reflektuar dëshirat e familjes së çiftit e jo të vetë çiftit. Tani, nuset dhe dhëndurët po i lënë pas traditat e para shumë kohëve dhe po krijojnë banketin e duhur për bashkimin e tyre.
“Nuk ka asnjë rregull kur planifikon dasmën tënde”.

Prerja e tortës
“Ne kemi vënë re se shumë çifte nuk duan ta ndjekin më traditën e “prerjes së tortës. Nuk i duket momenti i përshtatshëm për të tërhequr gjithë vëmendjen”, thotë Elizabeth Eisenburg. “Së fundmi, ne po shohim çifte që e presin tortën në mënyrë private, vetëm ata të dy dhe fotografi. Disa çifte as nuk shërbejnë më tortë! Tani jemi të gjithë për një ëmbëlsirë më elegante”.

Dhënia e nuses në altar
Shumë baballarë mezi e presin momentin kur shoqërojnë vajzën drejt altarit. Ndërsa kjo traditë rrjedh nga disa rrënjë seksiste, Jennifer Taylor sugjeron marrjen mbrapsht të momentit në vend që ta zhdukim. “Dhënia e nuses në altar rrjedh nga një traditë antike ku vajza ishte pronë e babait deri në momentin që ai ia jepte atë burrit të saj dhe ajo bëhej prona e të shoqit. Në përpjekje për ta modernizuar këtë traditë, shpesh sugjeroj që sa herë që njëri nga bashkëshortët arrin në altar, të tregojnë mirësjellje ndaj familjes së bashkëshortit tjetër duke i dhënë atyre një përqafim të ngrohtë, një përplasje duarsh apo duke i dhënë një tufë me lule…çfarëdo gjëje që të ndihen mirë”!

Shpallja si “Burrë dhe Grua”
Gjuha e përdorur në ceremonitë tradicionale të dasmave historikisht ka vënë meshkujt në një vend më autoritar se femrat. Jennifer Taylor sugjeron që para dasmës ta njihni personin që do drejtojë ceremoninë tuaj në mënyrë që gjuha e përdorur gjatë ceremonisë të reflektojë idealet tuaja si çift. “Takohu me atë dhe njihe, sepse ai do të tregojë historinë tuaj. Mos ki frikë të ndash histori të bukura nga lidhja juaj”.

Familja e nuses paguan
“Ekziston një traditë që familja e nuses paguan për gjithë dasmën. Ndërsa shumë familje vazhdojnë ta ndjekin këtë traditë, ne kemi filuar të shohim një zhvendosje në përgjegjësitë financiare të dasmës”, thotë Eisenberg. “Kur familjet paguajnë shpenzimet e dasmës, normalisht ata kanë më shumë impakt mbi ditën e madhe. Kjo do të thotë se disa tradita dasme zbatohen, edhe nëse është diçka që nusja dhe dhëndri nuk e duan”.

Ftesa e dasmës
Ndërkohë që ftesat janë një mënyrë e bukur për të shpallur zyrtarisht bashkimin e çiftit, ata po zgjedhin ti shpenzojnë ato para në gjëra të tjera që kanë interesin e tyre. “Shumë klientë po vënë në pikëpyetje disa shpenzime që nuk u duken të përshtatshme për dasmën”, thotë Einsburg. “Ftesa është një pjesë e bukur e ditës së madhe. Por le ta pranojmë që gjithmonë përfundon në kosh. Klientët nuk duan t’i shpenzojnë paratë e tyre mbi diçka që mund të përfundojë në kosh, ndaj zgjedhin të bëjnë diçka që do lëjë mbresa tek të ftuarit, si ushqimi, grupi muzikor apo gjëra të tjera”.

Ngjyrat që përdoren
“Tradicionalisht, ngjyrat nuk zënë shumë vend në tavolinën e dasmës”, thotë Einsburg. “E bardha dhe jeshilja zakonisht dominojnë mbi ngjyrat e përdorura në dasmë. Jemi shumë të lumtur të shohim se kjo gjë po ndryshon. Përdorja e ngjyrave në dasmë është mënyra e duhur për ta bërë atë unike”.

Fustanet e bardha
“Një mënyrë tjetër për të sjellë ngjyra? Fustani I dasmës!” thotë Eisenburg. “Së fundmi kemi pasur disa klientë që kanë lënë pas traditën dhe kanë zgjedhur të veshin një fustan me ngjyrë në ditën e tyre të madhe. Nuk po them që duhet të jetë një e kuqe zjarri, por e bardha tradicionale s’duhet të përdoret më. Zakonisht ne gjejmë kliente që nuk kanë frikë të bëjnë pak qejf me veshjen e tyre dhe janë të hapura të përdorin ngjyra në veshjen e dasmës. Edhe nëse kjo do të thotë të veshësh një fustan të bardhë për ceremoninë dhe më pas një fustan blu për party-n pas ceremonisë, ngjyra nuk ka limite në një dasmë”!

Festat e dasmës
Ditët kur rreshtoheshin shoqërueset e nuses apo të dhëndrit kanë mbetur në harresë. “Tani po shohim çifte që bëjnë festa të çmendura”, tha Eisenburg.

Hedhja e buqetës
Hedhja e buqetës ka qënë kryefjala e një dasme për një kohë të gjatë, por të bësh bashkë miqtë tuaj beqarë duke luftuar për një objekt duket diçka e vjetër. “Ne rrallë shohim nuse që në të vërtetë duan ta bëjnë hedhjen e buqetës”, tha Eisenburg.

Velloja e dasmës
Më përpara, velloja vishej në mënyrë supersticioze që nusja të fshihte fytyrën nga dhëndri në mënyrë që martesa e tyre të kishte fat. Me kalimin e kohës velloja është kthyer më shumë në një aksesor.

Side view of wedding couple standing at lawn

Mënyra se si ulen të ftuarit
“Tradicionalisht, të ftuarit e dhëndrit ulen në anën e djathtë ndërsa të ftuarit e nuses ulen në të majtën, por kjo s’do të thotë që duhet ti përmbahemi domosdosmërisht kësaj tradite”, thotë Taylor. “Dasma jote do jetë dita e vetme që çdo njeri që ti njeh dhe do do jetë në të njëjtin vend në të njëjtën kohë. Kjo është një kohë që të gjithë mund ta njohin njëri-tjetrin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë