Treg

A rrezikohen edhe frutat e perimet e Europës nga kriza e ujit që ka prekur Spanjën?

Blerësit ishin paralajmëruar që në shkurt që do të përballeshin me më shumë mungesa frutash dhe perimesh, pasi temperaturat në Spanjën jugore po rriten në nivele të paprecedenta.

Thatësira afatgjatë dhe mungesa e ujit që ka ndikuar frutat dhe perimet e Spanjës, shpejt mund të vërë në rrezik dhe tregjet e Europës.

Kulturat që eksportohen në Europë ujiten me ujin e sjellë nga lumi Tagus, pranë Murcias. Por, ndërsa Spanja përballet me realitetet e ndryshimeve klimatike me tre të katërtat e vendit në rrezik të shkretëtirëzimit, qeveria ka vendosur të kufizojë rrjedhën e ujit nga Tagus në Levante juglindore.

Tuba që transportojnë ujë nga lumi Tagus në rajonin e Murcias

Pa ujë, toka nuk mund të ujitet duke çuar në pasiguri për të ardhmen e fermerëve të vendit.

Nivelet e ujit në Tagus, lumi më i gjatë i gadishullit Iberik, kanë rënë në mënyrë të rrezikshme.

Në disa vende, shtrati i tharë i lumit mund të kalohet në këmbë gjatë verës. Ndërsa Tagus thahet, e drejta për të tërhequr ujin nga lumi – i cili kalon në Portugali përpara se të takohet me Oqeanin Atlantik – ka qenë në qendër të një debati të nxehtë.

Uji kanalizohet në juglindjen e thatë të Spanjës nëpërmjet projektit Tagus-Segura Water Transfer – 300 kilometra tunele, kanale, ujësjellës dhe rezervuarë. Ai sjell miliarda litra ujë nga Tagus në pellgun e Segura midis Murcia dhe Andaluzisë. Dikur ishte paralajmëruar si një zgjidhje jetike për thatësirën – tani akuzohet se i bën ato më keq.

Njerëz që protestojnë për të denoncuar cilësinë e dobët të ujit, lumenjve dhe veçanërisht lumit Tagus, në Toledo

Që kur u ndërtua Water Transfer (Transferimi i Ujit), temperatura mesatare e Spanjës është rritur me 1.3 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik të vendit. Temperaturat ekstreme dhe mungesa e reshjeve kanë tharë lumenjtë dhe rezervuarët, duke çuar në mungesë uji.

Banorët e rajonit Castile-La Mancha, ku ujërat e Tagus janë larguar, thonë se efektet kanë qenë të dukshme prej vitesh. Liqenet artificiale të krijuara nga bllokimi i lumit në vitet 1950 përdoreshin për të tërhequr turistë që vinin për të notuar, varkë dhe për të ngrënë në restorantet lokale.

Fermerët në juglindje thonë se ndërprerja e rrjedhës së ujit nga Tagus mund të nënkuptojë fundin e bujqësisë në rajon. 

Spanja po përballet me mungesë frutash dhe perimesh

Kjo mund të çojë në braktisjen e 12.200 hektarëve tokë të punueshme, pretendon grupi lobues i fermerëve SCRATS. Kostoja ekonomike do të ishte gjithashtu kolosale, argumenton ai, deri në 137 milionë euro në vit, me 15.000 vende pune të humbura.

Qeveria e majtë e kryeministrit Pedro Sanchez thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shkurtonte rrjedhën e ujit për të mbajtur në përputhje me vendimet e Gjykatës së Lartë të Spanjës dhe rregullat mjedisore të BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë