Analize

A po shkojnë Izraeli dhe Irani drejt luftës?

Këto janë përlasjet e para në një luftë të ashpër midis Izraelit dhe Iranit, e cila mund të cojë një nivel të frikshëm shkatërrimi, madje edhe sipas standardeve të Lindjes së Mesme.

Konflikti mund të përhapet në të gjithë Sirinë dhe Libanin, ndërkohë që qytetet izraelite do të jenë të parat që do të goditen, së bashku me objektivat strategjike në Iran. Në fazat fillestare, do të kishin një përplasje mes fuqisë ajrore izraelite dhe raketave iraniane, si dhe dhe forcave të aleatëve të tij libaneze, Hezbollah. Është një konflikt që duhet të shmanget me çdo kusht dhe koha e vetme kur mund të ndërhyjmë është pikërisht tani.

Megjithatë Izraeli dhe Irani kanë qenë prej kohësh në një kurs përplasjeje, pasi Tel Avivi ka qenë gjithnjë i kujdesshhëm ndaj ndikimit të Iranit në rajon. Lufta e fjetur ka qenë prezente për vite të tëra, gjatë të cilave izraelitët janë përpjekur të parandalojnë armatosjen e Iranit me armë të sofistikuara, të tilla si raketat me rreze të gjatë. Por lufta në Siri ka mundësuar afrimin e forcave të mbështetura nga Irani në kufijtë e Izraelit. Përveç aleancës së me Hezbollah, një numër i madh i milicive iraniane kanë qenë aktive në luftime, së bashku me oficerët dhe këshilltarët e Gardës Revolucionare .Mbështetja e fuqishme e Iranit për qeverinë e Presidentit Bashar al-Assad, së bashku me fuqinë ajrore ruse, siguroi mbijetesën e tij, por tashmë Teherani po kërkon të përfitojë nga përfitimet strategjike.

Sulmet ajrore ndriçuan qiellin e natës mbi qytetin jugor të Deraës

Irani kundërshton me vendosmëri shtetin hebre dhe ka mbështetur prej kohësh një varg grupesh radikale që synojnë shkatërrimin e tij. Por lufta siriane i ka dhënë Teheranit mundësinë për të hapur një front të drejtpërdrejtë lufte kundër Izraelit. Sipas raporteve të inteligjencës izraelite, gjatë muajve të fundit në Siri janë vendosur një sërë instalimesh iraniane, baza ushtarake, kazerma, raketa për mbrojtjen ajrore e kështu me radhë.

Tensionet e menjëhershme erdhën pasi forcat ajrore izraelite, goditën më 9 prill një strukturë iraniane pranë Palmirës, e njohur si baza ajrore “T-4”, duke vrarë disa këshilltarë ushtarakë. Pak ditë më parë, ato sulmuan sulmuan në një depo raketash nëntokësore dhe shpërthimi ishte aq i madh sa ishte regjistruar në sistemet e monitorimit të tërmeteve. Tel Avivi pretendoi se kishte goditur raketat, sepse ishin duke u përgatitur për t’u nisur. Por natën e fundit iranianëve duket se u ka ardhur në “majë të hundës” duke qëlluar rreth 20 raketa pozicionet ushtarake izraelite në lartësitë e Golanit. Izraeli reagoi duke thënë se shkatërroi bazën nga ku po lëshoheshin raketat, por më pas vazhdoi të godasë pa u ndalur, pothuasje të gjitha instalimet e iranianëve në Siri. Qëllimi ishte jo vetëm shfarosja e bazave ushtarake të Iranit, por edhe dërgimi i një sinjalii të fuqishëm në Teheran..

Forcat izraelite në lartësitë e Golanit u vunë në alarm të lartë të martën në mbrëmje

Ministri izraelit i Mbrojtjes Avigdor Lieberman vuri në dukje se akush nuk dëshironte një përshkallëzim të situatës dhe sigurisht askush nuk dëshiron luftë. Megjithatë, Lieberman bëri të qartë se Izraeli nuk do të lejonte, përveç të tjerash, që të zhvilloheshin sulme ajrore iraniane të sofistikuara në Siri të cilat mund të përhapeshin në hapësirën ajrore izraelite, duke bllokuar kështu edhe fluturimet e avionëve. Synimi strategjik i Iranit është i qartë. Ai të ketë mbetur i  befasuar nga faktet që izraelitët kanë zbuluar për aktivitetet e tij në Siri, por nuk ka gjasa që të heqë dorë nga qëllimet e tij.

Fuqitë e jashtme nga ana tjetër, duket se ndikojnë vazhdimisht tek të dyja palët. Rusia ka një marrëdhënie të mirë me Iranin, pasi të dy mbështesin regjimin e Asadit, por gjithashtu ekziston një mirëkuptim midis kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Mbetjet e një rakete u gjetën në Liban pas sulmeve izraelite

Ndikimi i Uashingtonit në rajon po pakësohet. Tërheqja e administratës Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin në mënyrë të pashmangshme do të shihet nga Teherani si një sinjal se Shteteve të Bashkuara mbështetetin ndryshimin e regjimit, në vend të dialogut. Në rrethana të tilla, Teherani i sheh veprimet e Izraelit si vërtetuese të qëllimit të SHBA-së.

Është një tablo e zymtë. Tani për tani, sulmet ajore kanë gjasa të vazhdojë. Një rrezik tjetër rrezik është se Irani mund të kërkojë të përhapë hakmarrjen e tij jashtë Lindjes së Mesme. Në të kaluarën, grupet pro-iraniane kanë sulmuar turistët izraelitë apo organizatat hebraike, veçanërisht në Amerikën Latine. Një sulm i tillë terrorist do të ndryshonte tablon, duke e shtyrë Izraelin dhe Iranin në prag të një lufte të plotë./BBC/

 

Më Shumë